Home / Lajme / Botë / Sulmohet televizioni shtetëror në Afganistan – (VIDEO)

Sulmohet televizioni shtetëror në Afganistan – (VIDEO)

Një grup i sulmuesve të armatosur sot hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan RTA në qytetin Xhalalabadu në pjesën lindore të vendit.

Siç kumtoi zëdhënësi i provincës, guvernatori Ataulaj Hughjani, gjatë incidentit sulmuesit janë konfrontuar me pjesëtarë të sigurimit të ndërtesës.

Sipas Hughjani, në ndërtesën e RTA-së kanë hyrë tre sulmues, me ç’rast dy prej tyre e kanë humbur jetën, ndërsa i treti është në arrati.

Mediat perëndimore lajmëruan se dy sulmuesit e vdekur janë ngritur në erë duke i aktivizuar mjetet shpërthyese që i mbanin në vete.

Një kameraman i RTA-së deklaroi se ka arritur të ikë nga ndërtesa kur ka dëgjuar të shtëna, por se kolegët e tij kanë mbetur të bllokuar në ndërtesë.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në provincën Nangarhar, ku janë aktivë luftëtarët e grupit Shteti islamik.

 

 

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *