Home / Lajme / Botë / Sulmohet zyra e presidentit të Meksikës, 4 të vdekur (Video)

Sulmohet zyra e presidentit të Meksikës, 4 të vdekur (Video)

Të paktën tre oficerë policie dhe një civil janë vrarë gjatë të shtënave me armë mes sulmuesve të armatosur dhe policisë në zyrën e presidentit të Meksikës.

Ky sulm brutal është kapur nga kamerat e sigurisë.

Personat e armatosur fillimisht tentuan të hyjnë në zyrën e Partisë Revolucionare Institucionale (PRI) në verilindje të kryeqytetit.

Sulmi ndodhi gjatë një trajnimi të administruar për disa anëtarë të partisë, tha Ernesto Nemer Alvarez, një koordinator i fushatës për kandidatin e guvernatorit PRI Alfredo del Mazo, siç raportohet nga El Universal, transmeton portali arbresh.info.
Sipas njoftimeve paraprake, sulmi u krye nga të paktën shtatë persona që arritën në vendngjarje në një makinë dhe më pas u arratisën drejt Meksiko Sitit.

Rreth 20 gëzhoja fishekësh janë gjetur në vendin e ngjarjes, sipas Publimetros, që më tej raporton se dy të dyshuar janë arrestuar në vendngjarje. Të paktën një prej atyre që janë në arrati besohet të jetë lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit.

 

 

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *