Home / Lajme / Maqedoni / Sulmuesit e Kuvendit të ngarkohen me veprat më të rënda penale

Sulmuesit e Kuvendit të ngarkohen me veprat më të rënda penale

Ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski inkurajon prokurorinë që të ketë qasje sa më serioze ndaj huliganëve që dhunuan deputetët në Kuvend, duke kërkuar rikualifikimin e veprave pasi një sulm i tillë nuk mund të përkufizohet vetëm me pjesëmarrje në turmë,

Novakovski i cili aktualisht punon si avokat, beson se kualifikimi tentim për vrasje që iu bë dy personave që kanë sulmuar Zijadin Selën, duhet të zgjerohet edhe tek personat e tjerë.

“Shpresoj se prokuroria për persona të caktuar do ta rikualifikoj veprën. Sulmi ndaj deputetëve të cilëve madje i’u rrezikua edhe jeta mendoj se doemos duhet të zgjidhet deri në fund. Nuk guxon të mbetet asnjë moment i pasqaruar. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ky është një hetim serioz, po merren veprime serioze, prandaj edhe gjithë ne duhet të kemi më shumë kujdes”, deklaroi Novakovski, avokat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *