Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Zhbogar-Zaev: Të formohet sa më shpejtë qeveria e re

Takimi Zhbogar-Zaev: Të formohet sa më shpejtë qeveria e re

Kreu i LSDM-së,Zoran Zaev, sot pasdite është takuar me ambasadorin e BE-së , në Maqedoni, Samuel Zhbogar,

Ata bashkarisht kanë konstatuar se pas formimit të shumicës parlamentare dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit  është më se e nevojshme edhe formimi i qeverisë së re.

Presim nga të gjitha institucionet dhe të punësurit në këto institucione që ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe të mundësojnë përparimin e proceseve demokratike në vend. Kryetari i ri i Kuvendit është legjitim  dhe i zgjedhur në mënyrë ligjore dhe konform rregullores së punës së Kuvendit, dhe në një kohë të shpejtë do të informojmë Gjorge Ivenovin se tani më ka shumicë të deklaruar parlamentare, kurse ai do të jetë i obliguar që të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai poashtu shtoi se është i gatshëm, edhe pse Programi i Qverisë së re është i njohur për publikun e brendshëm dhe të jashtëm,edhe një herë ta paraqesë tek qytetarët dhe tek Ivanovi, ku do të ndriçoheshin të gjitha dyshimet dhe argumnentet joracionale të Gjorge Ivanovit, me të cilat e kushtëzonte mandatin dhe mbronte interesat e Nikolla Gruevskit.

Në këtë takim është dënuar edhe dhuna e përgjakur në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan dhunshëm deputetët, gazetarët dhe të punësuarit që gjendeshin në të si dhe vlerësua se është i patjetërsueshëm transferi i qetë i pushtetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *