Home / Kryesoret / Talat Xhaferi dëshmon në Prokurori

Talat Xhaferi dëshmon në Prokurori

Kryetari ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot duhet të japë dëshmi në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në cilësinë e të dëmtuarit për ndodhitë e 27 prillit në Parlament,

Në ndodhitë e 27 prillit, nga huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët” u sulmuan dhunshëm deputetë e gazetarë dhe u demolua inventari i Kuvendit.

Ishte pikërisht zgjedhja e Xhaferit ajo që i irritoi protestuesit që pastaj protesta të degradonte në dhunë. Prokuroria ka siguruar edhe inçizime tjera që ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Kamerat e sigurisë së Kuvend janë në vend të sigurtë, edhe pse disa ditë më parë dy agjent të DSK-së kishin tentuar të merrnin dëshmitë nga dhoma e sigurisë në Kuvend.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *