Home / Kryesoret / Talat Xhaferi ngushllon familjen Idrizi. Për Hazbi Idrizin do të flasin veprat, punët dhe sukseset

Talat Xhaferi ngushllon familjen Idrizi. Për Hazbi Idrizin do të flasin veprat, punët dhe sukseset

E nderuara familje Idrizi, të nderuar qytetarë të komunës së Bogovinës, të nderuar shqipëtarë!

Me hidhërim të thellë pranuam lajmin e kobshëm që jehoi mëngjesin e kësaj dite mbi aktin barbar të vrasjes së kryetarit në detyrë të komunës së Bogovinës z.Hazbi Idrizi.

Dhimbja për ndarjen nga jeta e z.Hazbi Idrizit përmes këtij akti të dënueshëm qyqar është e madhe në rradhë të parë për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij, por gjithsesi që është e madhe edhe për komunën e Bogovinës dhe hapësirën mbarëshqipëtare. Puna dhe veprat e realizuara janë dhe ngelen sinonim i përkushtimit dhe qëndrimit në krye të detyrës dhe përgjegjësisë së lartë që kishte Hazbiu. Pata rastin ta njoh nga afër dhe të bashkëpunojë me të, gjithmonë ishte energjik, i palodhur, i pamposhtur përballë sfidave.

Për z.Hazbi Idrizin do të flasin veprat, punët dhe përgjegjësitë e realizuara me sukses.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Idrizi dhe të afërmve!

Prehu në paqe Hazbi!

Me dhimbje të madhe, miku yt Talati!

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *