Home / Lajme / Maqedoni / Talat Xhaferi takon ambasadorin Ylber Hysa

Talat Xhaferi takon ambasadorin Ylber Hysa

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot kishte takim me ambasadorin e Kosovës, Ylber Hysa, në të cilin është biseduar për situatat aktuale politike në Maqedonisë dhe në Kosovës dhe për nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve.

Ambasadori Hysa, siç qëndron në kumtesë, ia ka uruar funksionin e ri kryetarit të Kuvendit, Xhaferi dhe edhe një herë ka konfirmuar se Kosova do të vazhdojë edhe më tej t’i japë mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë.

“Kryetari Xhaferi, i është falenderuar ambasadorit Hysa, për vizitën e tij, duke shprehur kënaqësi dhe gatishmëri për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë. Dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve fqinje kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në kumtesë.

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *