Home / Lajme / Kronika e zezë / Tanzani – Autobusi rrëzohet në humnerë, të paktën 30 nxënës të vdekur

Tanzani – Autobusi rrëzohet në humnerë, të paktën 30 nxënës të vdekur

Më shumë se 30 persona- pothuajse të gjithë nxënës- kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin është aksidentuar në veri të Tanzanisë, shkruan BBC duke cituar zyrtarët vendas.

Zyrtarët kanë thënë se autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, në afërsi të qytetit Karatu. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe disa  persona të tjerë.

Autoritetet kanë thënë se janë duke vazhduar operacionet e nxjerrjes së trupave nga autobusi.

Nxënësit e një shkolle fillore në Arusha po udhëtonin për në një shkollë tjetër për të marrë pjesë në një test shkollor.

Nxënësit e shkollës Lucky Vincent, që janë aksidentuar, besohet se janë të moshave 12 dhe 14 vjeç.

Po hetohet për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti tragjik.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *