Home / Kryesoret / Taravari: Ata që po e shohin pushtetin si “kulaç” e “tortë”, do të ken problem me sheqerin

Taravari: Ata që po e shohin pushtetin si “kulaç” e “tortë”, do të ken problem me sheqerin

Zërave që qarkullojnë në disa media se partitë e shumicës tani më kanë filluar me ndarjen e “kulaçit” duke përmendur edhe emra konkret, sekretari i gjeneral i LR-PDSH-së z. Arben TARAVARI i hedh poshtë si të pavërteta, duke shtuar se të gjitha këto fjalë që qarkullojnë për ndarje të pushtetit i ilustron me një metaforë: “ata që i shpërndajnë lajmet e këtilla pushtetin e ri po e shohin si Ushqim, duke e krahasuar me Torta, Kulaçe apo Bakllava, duke qëndruar gjithnjë në pjesën e majme të kuzhinës, në ato gatime të shijshme por me sasi të frikshme sheqeri e kolesterol të garantuar”.

Në vazhdim postimi i plotë i z.Taravari

 Këto ditë qarkullojnë fjalë që po ndahet pushteti i ri…

Pa faj po për shkak të një realiteti që e ka provokuar një metaforë të tillë, pushtetin e ri po e shohin si Ushqim, duke e krahasuar me Torta, Kulaçe apo Bakllava, duke qëndruar gjithnjë në pjesën e majme të kuzhinës, në ato gatime të shijshme por me sasi të frikshme sheqeri e kolesterol të garantuar.
Një nga qëllimet e LR-PDSH-së është që të ndryshoj pikërisht këtë perceptimin ndaj pushtetit.
Duam që të formohet një sistem që garanton një herë e mirë barazinë etnike, kushte ekonomike dinjitoze, drejtësi dhe ligj!
Ndaj pozicionimi në vendet e punës qeveritar apo drejtues nuk është shqetësim aktual i yni.
Jemi të interesuar për kthimin e Kolltukut Komod qeverisës në njeri Karrige të Thjeshtë që po të rrish gjatë ulur mbi të do kesh gjithsesi probleme.
Shteti i të Gjithëve, shteti Bab për të gjithë, e jo Njerk për disa është qëllimi ynë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *