Home / Kryesoret / Taravari: I dimë emrat e sulmuesve të Zijadin Selës

Taravari: I dimë emrat e sulmuesve të Zijadin Selës

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, ka deklaruar ekzksluzivisht për Gazetën Lajm se i kanë emrat e sulmuesve të kryetarit të kësaj partie, Zijadin Sela.

“I kemi emrat, kemi informacione. Tani për tani nuk do t’i përmendim. Jemi duke i verifikuar edhe zyrtarisht, me qëllim që të mos dalim me supozime dhe pastaj përmes avokatit do të ngrisim edhe pasi kundër tyre”, deklaroi Taravari për Gazetën Lajm.

 Ai ka treguar edhe ditën kur pritet që lideri i LR-PDSH-së të dalë nga spitali.

“Përmirësimi i Selës po shkon mirë, nuk ka asnjë komplikim. Presim që të shtunën ose të dielën të lëshojë spitalin dhe të kthehet në shtëpi”, thekson Taravari.

Sipas tij, tani për tani kryetari i LR-PDSH-së nuk dëshiron të etë paraqitje në opinion, por se një gjë të tillë od ta bëjë diku pas dhjetë ditësh, kur pritet që shëndeti i tij do të përmirësohet plotësisht.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *