Home / Kryesoret / Taravari me lajm te ri per Selen

Taravari me lajm te ri per Selen

Sekretari i LR-PDSH Arben Taravari ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se Ziadin sela do të kurohet në shtëpi. Postimi i tij i plotë më poshtë:
LR PDSH-ja deklaron se fatmirësisht shëndeti i Kryetarit të partisë tonë, z. Ziadin Sela tashmë është drejt rikuperimit të plotë.
Për shkak të rezultateve të mira shëndetësore ekipi Mjekësor gjykon që tashmë po afron koha që të dalë nga kujdesi spitalor.
Falenderojmë çdo njërin prej jush që ka qënë afër nesh këto ditë të vështira por që kaluan me sukses.

Kryetari ynë veçanërisht dhe gjithë partia jonë është mirënjohëse ndaj solidaritetit të Jashtëzakonshëm që dëshmuan shqiptarët kudo që janë.
Është prekës fakti se si pleq me plis në kokë, fëmijë të vegjël me pak dhëmbë në gojë, burra e gra, anëtarë të partive të tjera, opinionistë e gazetarë, të gjithë u bashkuan nën një emër: Shqiptarë! Me burrëri dhe humanizëm, me trimëri dhe fisnikëri, me forcë dhe evropianizëm, u mblodhën Bashkë dhe vazhdojnë janë, duke i treguar botës mbarë se atë që nuk mund të bënte diplomacia dhe politika e deritanishme, e bëri nevoja për Liri dhe Barazi!
Falenderojmë të gjithë faktorin ndërkombëtar që ishte dhe është determinues në mbështetjen tonë. Falenderojmë të gjithë ata njerëz të etnisë maqedonase që kanë qënë të shqetësuar realisht për këtë rast duke u distancuar nga sulmi terrorist i 27 prillit.
Në mënyrë të veçantë falenderojmë Trimin e Kumanovës z.Abdylfetah Alimi, që vendosi jetën e tij në dispozicion të Kryetarit të partisë tonë, të deputetit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z.Ziadin Sela, e i cili përveçse dha shëmbullin e respektimit të detyrës, pa dyshim bëri një gjest atdhetar e heroik!

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *