Home / Showbiz / Të gjithë në club me telefona në duar por ky fans i Nora Istrefit ka ditur t’ia vjedhë zemrën këngëtares me një trëndafil

Të gjithë në club me telefona në duar por ky fans i Nora Istrefit ka ditur t’ia vjedhë zemrën këngëtares me një trëndafil

Nora Istrefi ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe në gjithë këtë hark kohor, fansat e saj janë shtuar shumë në numër. Dikush e pëlqen për zërin, një tjetër për pamjen por fakt është që Norën e duan shumë njerëz dhe kudo ku ajo performon, sallat janë të mbushura plot.

Një prej këtyre mbrëmjeve këngëtarja është surprizuar në mënyrën më të thjesht por mjaft origjinale nga një fans i saj. Ndërkohë që ajo po performonte dhe shumica e njerëzve siç ndodh zakonisht mbanin në duar telefonat, një djalosh i ka zgjatur Norës një trëndafil. Ky gjest i ka pëlqyer shumë këngëtares e cila e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Nora ka postuar një foto të këtij momenti duke e shoqëruar postimin me një zemër. Ndoshta dhurata të tilla janë shumë të vogla por kuptimplota dhe padyshim të japin ndjesi shumë pozitive./Blitz.al/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *