Home / Lajme / Maqedoni / Të rinjë të moshës deri 29 vjeçare aplikoni për masën e vetëpunësimit në Maqedoni

Të rinjë të moshës deri 29 vjeçare aplikoni për masën e vetëpunësimit në Maqedoni

Në dhjetë ditët në vijim të gjithë të papunësuarit, të moshës deri 29 vjeçare, kanë mundësi që të paraqiten për masën e vetëpuënsimit përmes kreditimit të volitshëm,

Kjo masë mund të përdoret për vetëpunësim, si edhe për punësim të të rinjve në firmat ekzistuese. Për afarizëm të vogël ofrohen kredi nga 3 mijë deri më 5 mijë euro, ku tre deri pesë persona përfshihen në një projekt.

Shuma maksimale në këtë rast mund të arrijë deri më 21 mijë euro. Kështu sqaroi Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë së punësimit.

Ai theksoi se për të punësuar një person të moshës deri 29 vjeçare, shuma fillestare për bartësin e projektit është 7 mijë euro, si edhe nga 4 mijë euro për personat tjerë të përfshirë. Me këtë rast, gjithsej 23 mijë euro mund të merren për një projekt.

Norma kamatore për këto kredi është 1%. Për kompanitë që do të punësojnë të rinj deri 29 vjeç, do të ofrohen kredi prej 3000 euro, kurse maksimalisht deri 9000 euro për tre të punësuar. Aplikimi bëhet në qendrat e shërbimeve sociale të punësimit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *