Home / Kryesoret / Të rinjtë nuk shohin ardhmëri, çdo e katërta familje me nga një të shpërngulur

Të rinjtë nuk shohin ardhmëri, çdo e katërta familje me nga një të shpërngulur

Nga çdo e katërta familje në Maqedoni të paktën nga një anëtar jeton dhe punon jashtë vendit.

Në anketën e fundit të Qendrës për Hulumtim dhe Sondazhe (IRI), 28% e të anketuarve kanë pranuar se ndonjëri nga familja e tyre është shpërngulur nga vendi. Përqindjet tregojnë se largimi nga Maqedonia është rritur në vitet e fundit. Vetëm në vitin e fundit, 7% e amvisërive kanë përcjellë ndonjë anëtarë jashtë vendit. Të gjitha hulumtimet tregojnë se shkaqet kryesore për këtë janë papunësia dhe varfëria.

“Ne në vitin 2014 i pyetëm të rinjtë se a i gëzohen ardhmërisë dhe nota prej një deri në dhjetë ishte tre. Edhe atëherë ishte e çuditshme për ne se si të rinjtë nuk shohin ardhmëri këtu, ndërsa tani edhe më shumë me ngjarjet e fundit, disi bie entuziazmi tek qytetarët e Maqedonisë se gjërat do të përmirësohen. Kur ju nuk shihni dritë për të ardhmen, kjo ju detyron t’i bëni gati valixhet dhe të kërkoni një të nesërme dhe kushte më të mira.”– tha profesorja Marija Topuzovska Latkoviq.

Të dhënat e bankës Popullore tregojnë se deri në fund të vitit 2013, nga Maqedonia janë larguar mbi 620 mijë persona, edhe pse statistikë zyrtare nuk ka. Nuk mund të bëhet analizë serioze nëse nuk e dimë se sa njerëz janë larguar saktë, kur janë larguar dhe sa gjatë gjenden jashtë vendit, shpjegon Latkoviq.

“Kur është për një periudhë më të shkurtër, kjo nënkupton se dikush është larguar nga vendi për shkak të arsimit, për shkak të ndonjë projekti, për punë sezonale e tj. Nuk do t’i komentoja shifrat pasi kemi mungesë të informacioneve të sakta.” – shtoi profesorja Marija Topuzovska.

Hulumtimet tregojnë se çdo i treti person me arsim të lartë është larguar nga vendi,ndërsa katër nga pesë të rinj mendojnë të largohen në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *