Home / Lajme / Rajon / Të shtëna me armë zjarri në lokalin e shqiptarëve në Athinë

Të shtëna me armë zjarri në lokalin e shqiptarëve në Athinë

Një sherr me armë ndodhi në një lokal të shqiptarëve në Athinë mbrëmjen e sotme, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Disa shqiptarë të dehur në lokal u konfliktuan me disa persona të tjerë, sherr që përfundoi me nxjerrjen e armëve.

Njëri prej tyre qëlloi me pistoletë 9 herë në drejtim të lokalit, por pati vetëm dëme materiale e asnjë të lënduar.

Autoritetet greke thonë se lokali është në pronësi të disa emigrantëve shqiptarë nga Lushnja. Nuk dihen nëse sherri është provokuar për ndonjë arsye, apo ishte thjesht një konflikt i çastit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *