Home / Lajme / Botë / Të shtëna në SHBA, dy të vdekur dhe 6 të plagosur gjatë një feste

Të shtëna në SHBA, dy të vdekur dhe 6 të plagosur gjatë një feste

Një person ka shtënë me armë mbi 7 persona në një apartament në San Diego, duke lënë 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

Policia amerikane ka qëlluar për vdekje sulmuesin 49 vjeçar. Shefi i policisë së San Diegos ka thënë se oficerët kishin marrë raporte se një person po qëllonte me armë nga një pishine, gjatë një feste.

Shefi i Policisë, Shelley Zimmerman, deklaroi se një helikopter i departament mbërriti në vendngjarje dhe pa të dyshuarin që ndodhej ende brenda pishinës dhe po rimbushte armën.

Tre oficerë qëlluan të dyshuarin pasi u drejtoi armën, Zimmerman tha se katër gra dhe dy burra u dërguan në spita me plagë të rënda. Një nga gratë raportohet se vdiq ndërkohë që po mjekohej.
I dyshuari është identifikuar si Peter Selis.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *