Home / Showbiz / Tenori i njohur Ramë Lahaj ndahet nga e dashura? (Foto)

Tenori i njohur Ramë Lahaj ndahet nga e dashura? (Foto)

Pak muaj më parë bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë.

Nga ai moment, tenori Ramë Lahaj dhe blogerja Rina Bërdynaj nuk u ndalën për asnjë moment me postime të përbashkëta, shkruan Prive.

Nga pushimet në Maldive e deri tek secila ndalesë me performanca të Ramës në Izrael, Britani të Madhe, Francë e Gjermani, çifti ishin bashkë!

Ka qenë vetë Rama i cili ka ngjallur dyshimet për një gjë të tillë me postimin e fundit në InstaStory ku shprehet: ‘Gëzuar për të gjithë meshkujt beqarë’.

Ai ka fshirë tashmë të gjitha fotot me blogeren nga Prishtina të cilën nuk e ndjek në Instagram.

E ajo që ka habitur më shumë është fakti që të paktën deri tani për tani, Rina nuk i ka fshirë fotot me Ramën.

Nëse ndarja është e vërtetë, duket që të ketë qenë diçka krejtësisht e papritur ajo që ka çuar në këtë krisje.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *