Home / Lajme / Kronika e zezë / Tentim vrasje në Deçan, viktima përfundon i plagosur në të dy këmbët në QKUK

Tentim vrasje në Deçan, viktima përfundon i plagosur në të dy këmbët në QKUK

Në rrugën “Ramë Thaqi” në Deçan, dje në orën 20:10, Policia e Kosovës raporton të ketë ndodhur një rast “tentim vrasje”.

“Raportohet se i dyshuari mashkull k-Shqiptar për motive të panjohura ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K-Shqiptar i cili ka pësuar lëndime në dy këmbët dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka bërë me dije Policia.

Në vend-ngjarje mësohet të jetë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të cal 7.62 mm.

Ndërkaq në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse, kurse i dyshuari gjendet në arrati.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *