Home / Lajme / Kronika e zezë / Tentojnë ti marrin fëmijët, rahin nusen – (VIDEO)

Tentojnë ti marrin fëmijët, rahin nusen – (VIDEO)

25-vjeçarja me iniciale E.A nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, dje pas dite ka denocnuar se rreth orës 16 në shtëpinë e prindërve të sajë në Vrapçisht, ku ka qëndruar me dy fëmijët e sajë të vegjël, ka ardhur vjehri i sajë 49-vjeçari me iniciale A.A si dhe vjehra për të marrë fëmijët e djalit të tyre tanimë të ndjerë, gjegjësisht burrit të E.A që rastin e ka denoncuar në polici. Menjëherë pas kësaj ka filluar një zënkë verbale në të cilën ka marrë pjesë edhe nëna e E. A-së pas çka situata ka eskaluar me ç’rast vjehri me inicialet A.A sipas rrëfimit të sajë ka nxjerrë pistoletën dhe me të e ka goditur në kokë E.A-në.Menjëherë në vendngjarje ka ardhur policia dhe personin me iniciale A.A e kanë arrestuar, ia kanë marrë pistoletën e tipit TT të cilën e ka poseduar pa leje dhe rasti në koordinim me prokurorin publik do të mer epilogun e vet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *