Home / Lajme / Maqedoni / Tërhiqet nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë, Igor Durllovski, njëri nga pjesëmarrësit në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Tërhiqet nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë, Igor Durllovski, njëri nga pjesëmarrësit në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

”Nova Makedonija” bën të ditur se pas tërheqjes nga organizimi i protestave ”Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski ka hequr dorë edhe nga pozita e drejtorit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë.

Ai shpreh keqardhjen për ngjarjet në shoqëri, siç thotë, në kohën e shënimit të dy jubileve që duhej të krijonin faqe të re në arritjet artistike. Ai shpreh keqardhje që edhe OBM-ja u përfshi në këto zhvillime negative.

Durllovski ishte pjesëmarrës në grupin e qytetarëve që u futën dhunshëmnë Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit. Dita e tij e fundit e punës do të jetë 25 maji i këtij viti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *