Home / Lajme / Botë / Tetë të vdekur gjatë një sulmi ndaj një karvani të NATO-s në Kabul (PLT)
A wounded NATO soldier lies on the ground as a comrade stands guard between their disabled armored vehicles at the site of a blast targeting their convoy in Kabul, Afghanistan, Tuesday, June 30, 2015. It comes a week after an audacious attack on the nation's parliament, which highlighted the ability of insurgents, who have been fighting to overthrow the Kabul government for almost 14 years, to enter the highly fortified capital to stage deadly attacks. (AP Photo/Massoud Hossasini)

Tetë të vdekur gjatë një sulmi ndaj një karvani të NATO-s në Kabul (PLT)

Të paktën tetë persona e humbën jetën, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës ndaj një karvani automjetesh të forcave të NATO-s në kryeqytetin afgan Kabul.

Ministria afgane e Punëve të Brendshme kumtoi se të gjitha viktimat gjatë sulmit janë afganë, përderisa në mesin e të lënduarve ka tre ushtarë amerikanë, ndërsa 25 të tjerët janë civilë afganë.

Sulmin e kreu një vetëvrasës me bombë, i cili e aktivizoi mjetin shpërthyes në automobilin bombë derisa afër tij kalonte karvani i automjeteve të blinduara amerikane.

Siç lajmëroi DPA, gjatë sulmit, i cili ka ndodhur në afërsi të Ambasadës së SHBA-së në Kabul, janë shkatërruar ose në mënyrë serioze janë dëmtuar disa automjete civile.

Përfaqësuesi i njësisë së marinsave amerikanë në Afganistan, kapiteni Bill Salvin konfirmoi se gjatë sulmit janë plagosur tre ushtarë.

Deri më tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *