Home / Kryesoret / Tetovë: Helikopterët fluturojnë mbi kulmet e shtëpive!

Tetovë: Helikopterët fluturojnë mbi kulmet e shtëpive!

Helikopterë policorë kanë fluturuar mbi Tetovë sot pak pas orës 12. Banorë të Tetovës të shqetësuar, për shkak se siç thonë, fluturimet e helikopterëve kanë qenë të ulëta si rrallë herë më parë.

“Po na provokojnë”, kanë thënë disa banorë që janë paraqitur në redaksinë tonë.

“Duan të na frikësojnë”, kanë shtuar ata.

Në Maqedoni ende mbretëron situatë e tensionuar pas ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvend, si dhe frikë se ngjarje të ngjashme mund të ndodhin edhe gjatë formimit të Qeverisë së re. Nga policia ende nuk ka sqarim për shkaqet e këtyre fluturimeve të ulëta të helikopterëve.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *