Home / Kryesoret / Tetovë, i merren çelsat e makinës dhe ia vjedhin, më pas i kërkojnë para gjoja se u kishte borxh

Tetovë, i merren çelsat e makinës dhe ia vjedhin, më pas i kërkojnë para gjoja se u kishte borxh

Tridhjetë e shtatë-vjeçari M.Z nga Tenova i Tetovës, dje rreth orës 23 ka raportuar grabitje ku para tre orëve e ka kryer 48-vjeçari F.L nga Tetova dhe një person i panjohur, derisa me djalin e vogël dhe shokun e tij qëndron në objektin hotelierik “Boss” në Tetovë.

Personat së pari i janë afruar afër tavolinës ku po rrinin duke ia kërkuar çelësat e makinës  “Mercedes”, e cila ishte parkuar aty pranë, në pronësi të gruas së tij M.Z, dhe janë larguar dhe më vonë janë lajmëruar dy herë në telefonon duke i kërkuar, së pari 3000 euro, pastaj 5000 euro për t’ia rikthyer përsëri në makinën e tij, i cili gjoja se u kishte borxh.

Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e automjetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *