Home / Kryesoret / Tetovë, nga nesër nuk dihet se kush do të menaxhojë Komunën

Tetovë, nga nesër nuk dihet se kush do të menaxhojë Komunën

Sot është një ditë normale në Komunën e Tetovës, nëpunësi dhe qytetarët si gjithmonë po kryejnë punët e tyre të zakonshme në objektin e kësaj komune, por nuk dihet nëse edhe nesër do të kenë të njëjtën mundësi,

“Kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifit dhe këshilltarëve komunal nga dita e sotme ju skadon mandati. Kryetarja e Komunës së Tetovës ende nuk e ka të qartë se kush do të udhëheq me komunën nga dita e nesërme por informata nga brenda komunës na thonë se të gjithë sektorët e komunës nga nesër nuk do të mund të procedojnë lëndë të reja mirëpo do të merren me ata të vjetrat.”

Kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi tha se shteti i Maqedonisë nuk është ballafaquar asnjëherë më parë me një rast të tillë,  se kush do ta udhëheq nga dita e nesërme Komunën e Tetovë, kryetarja thotë se do presin se çfarë do të vendoset në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

“Ajo është një situatë e re të cilën ne do ta shohim se si do të zhvillohet po qytetarët sigurisht që do të mund të drejtohen në Komunë, por me ngushtimet ligjore që do t’i kemi dhe do të shohim se si do t’i tejkalojmë bashkërisht. Partitë politike, urgjentisht  duhet të mblidhen dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve. Një datë për zgjedhje duhet të ketë. A do të jetë në qershor,  a do të jetë në korrik apo në shtator, nuk ka rëndësi por nuk mundemi që të mbesim a datë për zgjedhje”, tha Arifi.

Ata që më së shumti e ndjejnë këtë ngërç, janë qytetarët të cilët nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre.

“Do të vonohen procedurat, kemi lloj lloj punësh. Por ja që do të vonohen! S’kemi çfarë të bëjmë, tjetër kush vendosë!”

“Nëse vazhdon mandati i kryetares nuk besoj se do të jetë problem, sepse atëher ka kush jep rrogë, por nesë nuk vazhdonë atëher gjendja   nuk do të jetë e mirë, sepse secili varet prej rrogës”, u shprehën qytetarët.

Edhe nga komuna e Tetovës janë në pritje të vendimit se a do të ndodhë zgjatja e mandatit të krerëve aktual dhe se çfarë do të bëhet me zgjedhjet e reja lokale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *