Home / Kryesoret / Themeluesi i VMRO-DPMNE-së kërkon largimin e Gruevskit

Themeluesi i VMRO-DPMNE-së kërkon largimin e Gruevskit

Njëri nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së, njiherit kryetar i Forumit të Patriotëve Mendjelirë, Vlladimir Zmejkovski i bën thirrje Nikolla Gruevskit që të dorëhiqet nga kreu i saj,

Ai e akuzon Gruevskin për lojra të pista, kriminalizim të shërbimeve që lejuan të ndodhin Smilkova, Kumanova, Kalaja e Shkupit, vetëm e vetëm, siç thotë, të ketë sukses ”martesa” me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Duke e quajtur si lider të vetëshpallur, Zmejkovski i thotë Gruevskit se liderët me të cilët dëshiron që të krahasohet, kanë qenë në krye të ushtrive, kurse Gruevski, siç thotë, iku në Vjenë si një frikacak, kur duhej që të jetë prezent në Kuvend.

Zmejkovski e akuzon Gruevskin dhe Ivanovin për shkatërrim të sistemit të mbrojtjes së vendit dhe kriminalizim të kufijve, prandaj edhe kërkon nga Gruevski që të jep dorëheqje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *