Home / Lajme / Rajon / Thirrje për vrasje të Vlahutin, arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj

Thirrje për vrasje të Vlahutin, arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj

Policia e Tiranës ka arrestuar gazetarin Kastriot Myftaraj. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme pas një shkrimi të publikuar me datë 7 maj në Facebook-un e tij, kkërcënonte dhe fyente ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. Ndalimi i tij është bërë nga njësia antiterror, pasi në shkrimin e tij Myftaraj bënte thirrje që çdo shqiptar që do atdheun e tij mund të vrasë Romana Vlahutin dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në shkrimin e tij Myftaraj e akuzon ambasadoren e BE në Tiranë se punon kundër interesave të Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re. Veç nxitjeve për dhunë Kastriot Myftaraj përdor fyerje dhe ofendime ndaj ambasadores Valhutin.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *