Home / Lajme / Rajon / Tiranë, burri shtrihet para rrotave të kamionit

Tiranë, burri shtrihet para rrotave të kamionit

Paraditen e së martës, një person është fotografuar ndërsa është shtrirë para rrotave të një kamioni.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e unazës së re në Tiranë dhe e gjithë skena ka zgjatur për disa minuta deri në mbërritjen e policisë.

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm nëse është një formë proteste e personit në fjalë, por burri i ka dalë përpara një kamioni, duke bllokuar kështu për disa minuta trafikun në zonën e doganës në kryeqytet.

Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, një polic ndodhet në vendngjarje dhe në fund vjen edhe një makinë e forcave blu, e cila shoqëron personin për në komisariat.

Pritet që policia të japë detaje të tjera në vijimësi për identitetin dhe arsyet e këtij veprimi të çuditshëm.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *