Home / Lajme / Botë / Tmerri në qiell të hapur, plagosen 27 persona

Tmerri në qiell të hapur, plagosen 27 persona

Të paktën 27 persona kanë mbetur të plagosur, shumica prej të cilëve rusë për shkak të një turbulence ajrore.

Avioni Boeing 777 po udhëtonte nga Moska në drejtim të Bangkokut, ndërsa “avaria” ajrore ndodhi vetëm 40 minuta përpara se aeroplani të arrinte në destinacion.

“Të gjithë të plagosurit janë dërguar në një spital lokal. Ata kryesisht kanë plagë dhe thyerje”, njoftoi ambasada ruse në Tajlandë, duke nënvizuar se të lënduarit janë 27 persona.

Arsyeja pse shumë njerëz u plagosën ishte për shkak se ata nuk mbanin rripa sigurie, pavarësisht paralajmërimeve të zakonshme, thonë zyrtarët.

Aeroplani me sa duket u godit papritmas nga të ashtuquajturat “turbulenca të qarta të qiellit” dhe ekuipazhi nuk kishte asnjë shans për të paralajmëruar udhëtarët paraprakisht.

 

 

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *