Home / Lajme / Maqedoni / Todor Petrov: Kushtetuesja vendos për legjitimitetin e Xhaferit

Todor Petrov: Kushtetuesja vendos për legjitimitetin e Xhaferit

Todor Petrov nga Kongresit Botëror Maqedonas beson se Talat Xhaferi është zgjedhur në mënyrë jo legjitime edhe pse një vendim i tillë tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare, akt ky që e bën të plotfuqishëm këtë vendim,

“Sot ka ngritur një iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese dhe mendoj se derisa Gjykata Kushtetuese nuk është prononcuar për vendimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi nuk ka asnjëfarë legjitimiteti dhe nuk duhet që të paraqitet si kryetari Kuvendit, sepse zgjedhja e ti është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, ka thënë Petrov për TV Nova.

Ai shton madje, se janë shkelur një numër dispozitash të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullave të punës, gjëra këto që kanë edhe përgjegjësisë penale.

Në ndërkohë, Talat Xhaferi me kapacitet të plotë po kryen funksionin e kryetarit kryetarit të parlamentit, ai ka mbajtur një sërë takimesh me politikanë dhe diplomatë, edhe i dërgoi një letër presidentit Ivanov ku e njofton atë se tashmë është formuar një shumicë parlamentare dhe se ai duhet që të japë mandatin për të formuar një qeveri të re.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *