Home / Lajme / Botë / Toronto tronditet nga një shpërthim i fortë

Toronto tronditet nga një shpërthim i fortë

Një shpërthim i fuqishëm nëntokësor ka ndodhur në qytetin kanadez të Torontos pasditen e së hënës, duke shkaktuar kaos të madh në qytet.

Një tym i fuqishëm ka dalë nga katet e poshtme të një ndërtese, duke bërë që policia të ndërhynte për të bllokuar menjëherë zonën.

Një zjarr në transformatorin elektrik në brendësi të godinës mendohet se ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm, si dhe valën e tymit që vijoi për disa orë me radhë, shkruan Reuters.

Megjithatë, shkaku i zjarrit nuk dihet dhe pritet që të ketë investigim të mëtejshëm për të zbuluar shkaktarin e shpërthimit.

Tymi që mbuloi gjithë zonën u shkaktua nga djegia e plastikës në brendësi të ndërtesës.

Zjarrfikësit e Torontos ndërhynë në kohë dhe pas 2 orësh betejë me zjarrin arritën ta vendosin atë nën kontroll.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të lënduar. /Blitz.al/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *