Home / AutoTech / Toyota projekt 354.000 dollarë për prodhimin e makinës fluturuese

Toyota projekt 354.000 dollarë për prodhimin e makinës fluturuese

Toyota japoneze do të mbështesë një grup inxhinierësh për projektin e një makine fluturuese. Ajo do të financojë  me 354.000 dollarë grupin Cartivator që operon jashtë qytetit të Toyota në Japoninë Qendrore.

Makina e quajtur Skydrive përdor teknologjinë e një droni, ka 3 rrota dhe 4 helika, raporton Nikkei Asian Review.

Skydrive, me gjatësi 2.9 metra dhe gjerësi 1.3 metra, mendohet se do të jetë makina më e vogël fluturuese në botë. Ka një shpejtësi maksimale të parashikuar prej 100 km/h dhe udhëton në lartësinë 10 metra mbi tokë. Ekipi prej 30 personash shpreson që makina të prodhohet shpejt që të mund të përdoret për të ndezur flakën në Lojrat Opilmike që do të mbahen në Tokyo në 2020.

Gjithashtu lexo

Apple nxjerr në treg iPod Touch me 32GB dhe 126GB, shikoni detajet

Më parë gjatë ditës është thënë se Apple kishte vendosur t’i heqë nga qarkullimi modelet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *