Home / Lajme / Kronika e zezë / Trafiku i drogës Holandë-Zvicër-Itali, arrestohen dy vëllezër shqiptarë pjesë e organizatës (FOTO & VIDEO)

Trafiku i drogës Holandë-Zvicër-Itali, arrestohen dy vëllezër shqiptarë pjesë e organizatës (FOTO & VIDEO)

Dy vëllezër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, të cilët ishin pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në Firence të shtetit fqinj. Ata janë Ervis Lulashi, 29 vjeç dhe Fabjo Lulashi, 31 vjeç, banues në Sesto Fiorentino, të cilët akuzohen nga policia si krerët e organizatës që merrej me trafikun e kokainës.

Në sajë të operacionit të koduar “San Gallo”, të zhvilluar ditën e djeshme, policia italiane ka goditur një rrjet të trafikut të kokainës duke lëshuar 12 urdhër arreste, 9 prej të cilëve me burg.

Zanafilla e hetimeve ka nisur që në vitin 2014, ku në datën 23 shtator, policia kishte kapur në Calenzano (FI), një ndërlidhës italian, i cili posedonte rreth 1.3 kg kokainë, e fshehur në një makinë me qira në Zvicër.

Nga hetimet është zbuluar se shtetasit Eljon Lulashi dhe Orjeta Haxhiraj kryenin furnizimin me kokainë nga Holanda. Më pas, nëpërmjet korrierëve transportohej një pjesë në Zvicër dhe një tjetër dërgohej në Itali ku ishin dy vëllezërit e tjerë Lulashi, raportojnë mediat italiane.

Pjesë e rrjetit ishte edhe një shtetas maroken 24 vjeç dhe shqiptari Agim Kocecu, 40 vjeç, punonjës i një kompanie transporti në Sesto Fiorentino (FI), në maganizat e të cilës ruante kokainën për t’ua drëguar klientëve.

Grupi sipas hetimeve, e kishte të përqendruar aktivitetin e vet në Sesto Fiorentino ku edhe monitoronte aktivitetin, ndërsa kërcënonte me armë konkurrentët, duke i frikësuar ata. 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *