Home / Lajme / Botë / Tragjedi e re në Mesdhe, mbyten 80 migrantë

Tragjedi e re në Mesdhe, mbyten 80 migrantë

Një tragjedi e re ka ndodhur në pjesën e Detit Mesdhe mes Libisë dhe Italisë, ku rreth 80 migrantë që ishin nisur nga Libia për të arritur në Evropë kanë humbur jetën në det.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, nga rrëfimet e migrantëve që anija patrulluese italiane Fiorillo një ditë më parë i ka shpëtuar kurse sot i ka sjellë në portin e Pozzallos, mësohet se në rajon ka ndodhur një tragjedi e re.

 Migrantët kanë rrëfyer se disa ditë më parë 120 persona janë nisur për në Mesdhe, por pas një kohe varka është mbushur me ujë dhe më pas është fundosur. Siç thuhet, 40 nga migrantë që kanë rënë në det kanë shpëtuar, kurse 80 të tjerë janë mbytur.

Në lidhje me rastin, Kryeprokuroria Publike në Ragusa ka nisur hetim.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *