Home / Lajme / Kronika e zezë / Tragjedi në Tetovë: E zë korenti në dush, humb jetën 20 vjeçari

Tragjedi në Tetovë: E zë korenti në dush, humb jetën 20 vjeçari

Mbrëmë rreth orës 21 në Stacionin Policor Tetovë është raportuar nga mjekët e Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, para se të konstatojnë me vdekjen e një personi nga Republika e Shqipërisë, i cili kishte qëndruar në një shtëpi në rrugën “Drenovec-Poroj” nr 8.

Në vendin e ngjarjes për inspektim kanë arritur prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës dhe mjeku i mjekësisë ligjore, ku bëhet fjalë për 20-vjeçarin A.L nga Shqipëria, të cilët sipas dëshmisë së shokëve të tij E.S (24) dhe G.C (25), po ashtu nga Shqipëria, thanë se ai ka vdekur në banjo, derisa ka bërë dush, ndoshta nga goditja e rrymës.

Pasi e kanë parë të shtrirë pa ndjenja në dyshemen e banjos, shokët dhe disa të afërm të tjerë të cilët ishin thirrë afër një objekti i afërt hotelierik-kafiteri, e kanë tërhequr në dhomën e ndenjes dhe janë përpjekur për t’i dhënë atij ndihmën e parë, por ishte tepër vonë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i shtetasit shqiptar është caktuar për të kryer një autopsi.

Policia dhe prokuroria themelore e Tetovës janë duke punuar për të ndryçuar rastin dhe të gjitha detajet në lidhje me vdekjen e 20-vjeçarit A.L.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *