Home / Lajme / Botë / Tramp dhe Putin biseduan për krijimin e zonave të sigurisë në Siri

Tramp dhe Putin biseduan për krijimin e zonave të sigurisë në Siri

Presidenti amerikan, Donald Tramp me homologun e ri rus, Vlladimir Putin “i shqyrtoi perspektivat” për krijimin e zonave të sigurisë në Siri, si një prej masave për arritjen e paqes në vend, kumtoi mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesë theksohet se dy presidentët në bisedën telefonike janë pajtuar se “vuajtja në Siri është stërzgjatur shumë” dhe se SHBA-ja dhe Rusia duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ndërprerjen e dhunës.

“Dy presidentët patën bisedë shumë të mirë e cila përfshiu edhe shqyrtimin e perspektivave për krijimin e zonave të sigurisë për arritjen e paqes së përhershme”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Siç njofton TASS, Tramp dhe Putin kanë biseduar edhe për angazhimet e përbashkëta për “çrrënjosjen e terrorizmit në Lindjen e Afërt” si dhe për mundësitë për “zgjidhjen e gjendjes së rrezikshme në Korenë e Veriut në mënyrën më të mirë”.

Kjo është biseda e parë telefonike midis Trampit dhe Putinit pas sulmit amerikan me raketa ndaj bazës ushtarake siriane më 7 prill.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *