Home / Lajme / Botë / Tramp: Shefi i FBI-së është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Hilari Klintonit

Tramp: Shefi i FBI-së është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Hilari Klintonit

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë i kritikoi komentet e kundërkandidates së tij në zgjedhjet presidenciale, Hillari Klinton, e cila ka deklaruar se për dështimin e saj në zgjedhje fajtorë janë FBI, Rusia dhe urrejtja ndaj grave, por edhe vetë ajo.

Tramp në Tuiter shkroi se drejtori i FBI-së, Xhimi Komi është “më e mira që i ka ndodhur Hillari Klintonit, pasi i ka dhënë kalim të lirë për shumë vepra të këqija”.

Ai, gjithashtu, theksoi se “tregimi i rremë për Trampin dhe Rusinë demokratët e kanë shfrytëzuar si arsyetim për dështimin në zgjedhje”.

Hillari Klinton dje, në tubimin vjetor kushtuar grave në Nju-Jork, deklaroi se ka ndërmarrë përgjegjësi për mossuksesin në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar por shfaqi bindje se në këtë rol kanë luajtur edhe vendimet e kontestueshme të FBI-së, përzierja e Rusisë dhe urrejtja ndaj grave.

Gjithashtu lexo

Në Zvicër hapet akuariumi më i madh në Evropë (Video)

Në Lozanë të Zvicrës është hapur akuariumi më i madh në Evropë me ujë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *