Home / Lajme / Botë / Transporton 5 tonë kokainë me anije, arrestohen 20 trafikantët

Transporton 5 tonë kokainë me anije, arrestohen 20 trafikantët

Ekuadori konfiskoi më shumë se pesë tonë kokainë, e fshehur në një anije që mbante flamurin e Panamasë me destinacion SHBA-në, por edhe Evropën, duke arrestuar 20 persona që i përkisnin një rrjeti ndërkombëtar narkotrafikantësh, njoftoi sot Ministria e Brendshme ekuadoriane.

”Policia e Ekuadorit, në bashkëpunim me institucione të huaja të antidrogës zbuloi të enjten në këtë anije të tonazhit të rëndë, KRAKEN I, 5 070 pako me kokainë, që peshonin në total 5,53 tonë”, saktësoi ai në një deklaratë.

”Grupi i narkotrafikantëve drejtohej nga një spanjoll dhe një kolumbian që vepronte në disa shtete të Amerikës dhe Evropës”, sipas së njëjtit burim.

Anija do të nisej nga provinca e Ekuadorit në Santa Elena (jugperëndim) drejt Panamasë, më pas do të vijonte udhëtimin për transportin e kokainës drejt Spanjës, me pretekstin për kontrollin e anijes, nën përgjegjësinë e liderit spanjoll të bandës, i cili renditet në mesin e 20 personave të arrestuar.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *