Home / Lajme / Rajon / Tre anëtarët e opozitës në KQZ braktisin mbledhjen

Tre anëtarët e opozitës në KQZ braktisin mbledhjen

Tre anëtarët e KQZ të propozuar nga opozita braktisën mbledhjen e sotme. Shkak është bërë një vendim me shumicë votash për të mos e shtyrë afatin e shqyrtimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Nënkryetari Hysen Osmanaj kërkoi 48 orë kohë për t’i parë listat. Ai tha se listat u janë vënë në dispozicion vetëm një ditë më parë dhe janë vërejtur shumë parregullsi.

Kryetari Denar Biba u shpreh se listat janë pranuar prej 8 ditësh dhe nuk shihte arsye për të lënë më shumë kohë për t’i shqyrtuar.

Ai e hodhi në votë kërkesën dhe pas rrëzimit të saj me 4 vota të anëtarëve të propozuar nga mazhoranca, anëtarët e propozuar nga opozita u larguan.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *