Home / Lajme / Botë / Tre aplinistë humbën jetën, ndërsa një llogaritet i zhdukur në rajonin e majës së Everestit

Tre aplinistë humbën jetën, ndërsa një llogaritet i zhdukur në rajonin e majës së Everestit

Gjatë uikendit, tre alpinistë humbën jetën në afërsi të majës së Everestit derisa një llogaritet i zhdukur, transmeton TASS.

Alpinisti amerikan humbi jetën në afërsi  të Everestit, ndërsa alpinisti indian u zhduk në rrugën nga maja duke zbritur poshtë, pas ngjitjes së suksesshme të majës, deklaruan organizatorët e ekspeditave të tyre.

Gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e Everestit humbën jetën edhe dy alpinistë – nga Sllovakia dhe Australia, njoftuan autoritetet e Nepalit dhe mediat lokale.

Nga fillimi i sezonit aktual pranveror në ngjitjen e Everestit,  të filluar në mars i cili do të zgjatë deri në fund të majit, deri tani humbën jetën pesë aplinistë, ndërsa një llogaritet i zhdukur.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *