Home / Lajme / Kronika e zezë / Tre mjekë procedohen për vdekjen e adoleshentes në spital

Tre mjekë procedohen për vdekjen e adoleshentes në spital

Policia nis procedim penal ndaj 3 mjekëve të spitalit privat ku humbi jetën 16 vjeçarja Blerta Pepa.

Vajza humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale një orë pas mesnatës së 15 majit.

Mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 16 vjeçares.

Ndërhyrja kirurgjikale në gju rezultoi fatale për adoleshenten Blerta Pepa në një spital privat në Kreqytet, mesnatën e së hënës.

Prindërit e 16 vjecares akuzuan mjekët për ngelizhencë ndërsa mjeku që injektoi anestezinë ndodhet në gjendje të rëndë pasi tentoi vetëvrasjen si dhe ka pësuar një atak kardiak.

Spitali në të cilin humbi jetën 16 vjecarja sqaroi se komplikacioni ka ndodhur si pasojë e hipertermisë malinje, që është gjenetike dhe shfaqet vetëm në rastin e injektimit të anestizë.

 

 

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *