Home / Lajme / Botë / Tre policë e kanë humbur jetën në sulmin e dyfishtë vetëvrasës në Xhakartë

Tre policë e kanë humbur jetën në sulmin e dyfishtë vetëvrasës në Xhakartë

Tre policë e kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës të dyfishtë në stacionin frekuent të autobusëve në kryeqytetin e Indonezisë Xhakaratë, kumtoi policia, cituar nga DPA:

“Dhjetë persona janë plagosur në dy shpërthime, duke përfshirë edhe pesë policë. Dy atentatorët, gjithashtu, kanë vdekur”, deklaroi zëdhënësi i policisë kombëtare.

Sulmi është kryer në kohën, kur pjesëtarët e policisë kanë siguruar një ngjarje me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, që fillon të shtunën.

Policia në Indonezi, shpesh herë ishte caku i sulmeve pas masave ndëshkuese kundër ekstremistëve islamikë pas atentateve në ishullin Bali, në vitin 2002, në të cilët e humbën jetën 202 persona. Sulmi i djeshëm është i dyti në Xhakartë për më pak se dy vjet.

“Janë përforcuar masat e sigurisë në objektet transportuese në Indonezi”, lajmëron ministri i Transportit, Budi Karija Sumadi, cituar nga TASS.

Indonezia, vendi më i banuar me popull mysliman në botë, është cak i akteve të shumta terroriste, të cilat nga viti 2000 deri më tani e kanë marrë jetën e disa qindrave persona, përkujton DPA.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *