Home / Lajme / Maqedoni / Treg pranveror i punimeve të dorës në sheshin “Filipi i Dytë”

Treg pranveror i punimeve të dorës në sheshin “Filipi i Dytë”

Treg tradicional pranveror i punimeve me dorë” do të mbahet sot dhe nesër në sheshin “Filipi i Dytë”. Mbështetës i manifestimit është Qyteti i Shkupit, ndërsa organizator Oda e Zejtarëve Shkup.

Në këtë ngjarje dyditore do të prezantohen zanate të ndryshme, rëndësia e tyre për cilësi në jetesën e qytetarëve dhe çka do të paraqiste njerëzimi pa prodhime artizanale. Si pjesë nga ky manifestim do të promovohen punimet e stolive nga filigrani dhe monstira, zbukurime, artizanale, qelq i vizatuar, si dhe përpunim i fotografive nga sërma, ndërsa do të ketë edhe punëtori kreative.

Qëllimi i manifestimit është të promovohet dhe ruhen prodhimet artizanalet tradicionale, si dhe të stimulohet këmbimi i përvojave dhe njohurive mes zejtarëve, rritje e shitjes të prodhimeve artizanale dhe shërbimeve dhe të rritet oferta turistike përmes prezantimit të prodhimeve artizanale si markë dhe simbol i njohur i Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *