Home / Lajme / Kronika e zezë / Tronditëse: Administratori gjendet i vdekur brenda në lokal

Tronditëse: Administratori gjendet i vdekur brenda në lokal

Gjendet i vdekur administratori i një lokali Në Vlorë. Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” është gjetur i pajetë një person brenda në lokalin ku punonte.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka zbuluar se viktima është Luan Xhelo, rreth 50 vjeç, administrator (kamarier dhe banakier) i lokalit ku është gjetur.

Nga veprimet hetimore bazuar në këqyrjen paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkaqe aksidentale.

Noa.al mëson se dy pistat ku është përqendruar policia janë ajo e rrëshqitjes në lokal e cila ka rezultuar fatale, ose konsumi i tepërt i alkoolit.

Megjithatë këto të dhëna janë paraprake, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune apo plagë. Pritet ekspertiza mjeko- ligjore, për të hedhur më shumë dritë rreth shkaqeve të vdekjes.

Ndërkohë policia vijon ende hetimet, me synim zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *