Home / Lajme / Botë / Trump dhe Melania i bashkohen turmës që vallëzon nën ritmet tradicionale saudite (VIDEO)

Trump dhe Melania i bashkohen turmës që vallëzon nën ritmet tradicionale saudite (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i tij i Shtetit, Rex Tillerson, u përpoqën “të mbanin ritmin” gjatë një vallëzimi tradicional saudit,  për të festuar nënshkrimin e një marrëveshjeje shumëpalëshe për armët.

Videot nga ceremonia e mirëseardhjes tregojnë Trump dhe Tillerson duke kërcyer mes turmës e madhe që po vallëzonte nën ritmet tradicionale saudite.

Në mesin e turmës që po vallëzonte janë parë edhe zyrtarë të tjerë të administratës së tij si Reince Priebus, Stephen Bannon dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Të shtunën, të dy udhëheqësit nënshkruan një sërë marrëveshjesh që synonin nxitjen e partneriteteve ushtarake dhe ekonomike, duke përfshirë një marrëveshje armësh me vlerë 350 miliardë dollarë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare

 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *