Home / Lajme / Botë / Trump: Do të isha i nderuar po ta takoja Kim Jong’un

Trump: Do të isha i nderuar po ta takoja Kim Jong’un

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se do të ishte i nderuar të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në rrethanat e duhura.

Në një intervistë të hënën për “Bloomberg News”, Trump tha se “nëse do të ishte e përshtatshme për mua që ta takoja, do ta bëja, do të isha absolutisht i nderuar që ta bëja”.

Tensionet me Korenë e Veriut janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike në javët e fundit, ndërkohë që agjencitë amerikane dhe agjenci të tjera të zbulimit kanë sugjeruar se ky vend po përgatitet për një provë të mundshme bërthamore.

Presidenti Trump thotë se “shumica e politikanëve nuk do ta thoshin kurrë se do të ishin të gatshëm të takoheshin me Kim Jong Un. Por gjatë intervistës ai tha: “Po ju them, se në rrethanat e duhura, do të takohem me të. Kemi pra, lajme të reja”, tha ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën në një intervistë se ai “nuk do të ishte i kënaqur” nëse Koreja e Veriut do të kryente një provë tjetër bërthamore.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *