Home / Lajme / Botë / Trump: Pres me padurim të bashkëpunoj me Erdoğanin për paqen në Lindjen e Mesme

Trump: Pres me padurim të bashkëpunoj me Erdoğanin për paqen në Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se pret me padurim të bashkëpunojë me homologun turk Erdoğan në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe për të luftuar kundër rreziqeve

“Pres me padurim të bashkëpunoj me presidentin Erdoğan në arritjen e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, në luftën kundër rreziqeve të përbashkëta dhe për një të ardhme dinjitoze për tërë njerëzimin”, ka thënë presidenti amerikan Trump.

Trump ka theksuar se SHBA do të ofrojë mbështetje për Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste, raporton Anadolu Agency.

“Populli turk në vitet dhe kohët e fundit është përballur me sulme të tmerrshme terroriste. Ne ndaj të prekurve nga këto sulme shprehim ngushëllimet tona dhe për popullin turk ofrojmë mbështetjen tonë. Japim mbështetje për Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste si PKK, DEASH dhe i ofrojmë siguri në çështjen për të mos lënë hapësirë sigurie ndaj grupeve terroriste”, ka deklaruar Trump.

Ndër të tjera Trump është shprehur se, “Dëshirojmë të forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe tregtare me Turqinë. Këto janë fusha të cilat marrëdhëniet tona mund t’i rindërtojmë në mënyrë që të jenë në interesin e të dy vendeve”.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *