Home / Lajme / Botë / Turqi, aksidentohet autobusi turistik, 23 të vdekur

Turqi, aksidentohet autobusi turistik, 23 të vdekur

Të paktën 23 persona kanë vdekur pasi një autobus turistik ra nga një shkëmb në jug të turqisë, pranë pikës turistike Marmaris.

Të paktën 11 persona të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti, që ndodhi pasi shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën ndarëse, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Mediat lokale bëjnë të ditur se mes pasagjerëve nuk kishte turistë të huaj. Sipas burimeve, autobusi ishte drejtuar për në Marmaris për një event me rastin e Ditës së Nënës, që celebrohet të dielën.

Viktimat dyshohet se janë më shumë gra dhe fëmijë. Amric Cicek, guvernator i provincës Mugla, deklaroi se autobusit mund t’i jenë prishur frenat.

Por kryetari i Bashkisë së Marmarisit, Ali Acar tha për gazetën turke “Hurriyet” se, aksidenti ishte pasojë e një gabimi të shoferit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *