Home / Lajme / Rajon / Turqi: Janë arrestuar 53 ish-punonjës në bursë për shkak të puçit të hetuar

Turqi: Janë arrestuar 53 ish-punonjës në bursë për shkak të puçit të hetuar

Policia turke ka arrestuar sot 53 ish-punonjës në bursën e Stambollit për shkak të gjoja lidhjeve me Fetullah Gylenin, të cilin Ankaraja e akuzon se e ka organizuar tentativën për grusht shtet në korrik të vitit të kaluar, shkruan gazeta “Haberturk”.

Bastisjet janë zbatuar herët në mëngjes, ndërsa gjatë operacionit të policisë turke është kryer bastisje në 70 shtëpi.

Prokuroria  turke ka urdhëruar arrestimin e 102 personave në kuadër të hetimit.

Gyleni, i cili jeton në egzil në SHBA, i ka hedhur poshtë akuzat se qëndron prapa puçit të pasuksesshëm në Turqi.

Rreth 40.000 persona janë arrestuar për shkak të gjoja lidhjeve me tentativën e hetuar për grusht shtet, nga 15 korriku i vitit 2016. Nën hetim kanë qenë edhe 150.000 njerëz.

Në kuadër të hetimi, rreth 145.000 nëpunës shtetërorë, pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe akademikë janë suspenduar ose janë ndërruar nga funksionet.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *