Home / Lajme / Maqedoni / “Turqia dhe Greqia destinacione më të preferuara për qytetarët e Maqedonisë”

“Turqia dhe Greqia destinacione më të preferuara për qytetarët e Maqedonisë”

Në konferencën për shtyp “Agjencitë turistike me analiza para fillimit të sezonit veror” të mbajtur në hapësirat e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë në Shkup, agjencitë turistike theksuan se një pjesë e aranzhmaneve janë shitur si rezultat i rezervimeve të hershme për pushime verore që përfshijnë oferta me zbritje, ndërsa shumica e aranzhmaneve pritet të shiten në periudhën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Kryetar i Odës Turistike-Hotelierike të Maqedonisë, Arkan Kerim, bëri të ditur se sikurse viteve tjera edhe këtë vit destinacioni më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë mbetet Turqia dhe Greqia.

“Më të kërkuarat janë aranzhmanet për në Turqi në rajonin e Antalisë dhe ata për në Greqi. Organizimi i mirë, cilësia e lartë e shërbimeve hotelierike, deti dhe klima e favorshme gjithmon janë arsyet për të cilat kërkohet dhe vizitohet Turqia”, tha Kerim.

Kerim njoftoi se pas dy javësh nga Maqedonia për në Turqi do të ketë tetë fluturime në javë, gjë e cila sipas tij, do të rrit edhe më shumë interesin e qytetarëve të Maqedonisë për të kaluar pushimet në Turqi.

Në pyetjen se a ndikon gjendja aktuale politike në Turqi në reduktimin e qytetarëve për të kaluar pushimet verore në Turqi, Kerim theksoi se: “Që nga Viti i Ri e këndej Turqia nuk ka asnjë problem dhe këtë vit për në Turqi ka një interes shumë më të madh. Siç shihni ngjarje të pakëndshme ndodhin gjithkund. Kush do të besonte se në Manchester do të ndodhte një gjë e tillë, por fatkeqësisht ndodhi”, u shpreh Kerim.

Agjencitë turistike të Maqedonisë thonë se duke u bazuar në vlerësimet e tyre paraprake të bëra gjatë ndikimit të krizës politike në vend dhe heshtjes së qytetarëve si rezultat i pasigurisë, këtë vit pritet që të jetë një sezon i suksesshëm me stabilizim të tregut.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *