Home / Lajme / Botë / Turqia nuk lejoi deputetëte gjermanë të vizitojnë bazën ushtarake Inxhirlik

Turqia nuk lejoi deputetëte gjermanë të vizitojnë bazën ushtarake Inxhirlik

Turqia nuk u lejoi disa deputetëve gjermanë t’i vizitojnë ushtarët e Forcave të armatosura të Gjermanisë, të cilët janë të stacionuar në bazën ajrore turke Inxhirlik, lajmëroi DPA.

Në bazën Inxhirlik janë vendosur rreth 250 ushtarë gjermanë. Bundeveri prej atje kryen fluturime të aeroplanëve zbulues në kuadër të operacionit të koalicionit në luftën kundër Shtetit islamik.

Siç lajmëroi gazeta gjermane “Fokus”, pas informatës së këtillë se Ankaraja i ka penguar deputetët gjermanë t’i vizitojnë ushtarët gjermanë, kryetari i Komisionit për mbrojtje të Bundestagut, Volfgang Helmih deklaroi se është e domosdoshme që mpjesëtarët e Bundeverit të tërhiqen nga Turqia.

“Nuk do të lejojmë të na shantazhojnë. Për këtë arsye vendimi i drejtë do të jetë të fillojë shqyrtimi i tërheqjes së ushtarëve dhe sistemimi i tyre në vend tjetër”, deklaroi Helmih.

Autoritetet turke e vendosën ndalesën për vizitë në Inxhirlik nga ana e deputetëve gjermanë, pasi që vitin e kaluar Bundestagu miratoi rezolutë për dënim të gjenocidit armen.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *